Justifikon humbjen 4:1

Futboll

Justifikon humbjen 4:1

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 12:14
Enzo Maresca

Chelsea u mposht 1:4 nga skocezët e Celtic-ut në miqësoren e dytë në tokën amerikane.

Përballje të cilën Armando Broja e ndoqi të gjithë nga pankina, duke mos u preferuar nga tekniku Enzo Maresca.

Ndërkohë që miqësorja e parë përballë Wrexhamit përfundoi në barazim 2-2, sfidë ku sulmuesi shqiptar dhuroi një asistimin e golit të dytë.

Pavarësisht humbjes me “poker” kundër kampionëve të Skocisë, trajneri italian i “Bluve të Londrës” tha fjalë të mira për skuadrën dhe lojtarët.

“Me topin ishim 10 herë më mirë se në ndeshjen kundër Wrexhamit, kjo është tepër e rëndësishme. Arritëm të krijonim shumë raste për gol.

Por duhet të përmirësohemi shumë në lojën pa top. Ka raste kur shpërqendrohemi dhe bëhemi lëmsh te pasimet e shkurtra apo topi i gjatë.

Sigurisht që rezultati është gjithmonë i rëndësishëm, por ne duhet të analizojmë në përgjithësi gjithë performancën.

Ua thashë edhe djemve se rezultati ka gjithmonë rëndësi, por në këto momente jemi në një proces përgatitjesh dhe eksperimentesh.

Kur nuk bëjmë presing atëherë duhet të tërhiqemi dhe të mbrojmë mirë. Gjithsesi, ne po punojmë shumë mirë dhe do të jemi gati për fillimin e kampionatit”.

Chelsea e fillon edicionin e ri në Premier League përballë Manchester Cityt, në datën 18 gusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat