Jean-Clair Todibo nuk do të transferohet te Juventusi. Mbrojtësi i Nice, i cili ka qenë në orbitën e Juventusit, do të kalojë te West Ham.
Siç mësohet nga mediat italiane, klubi francez, i cili nuk u hap për opsionin e huazimit, me detyrimin për ta blerë, të propozuar nga bardhezinjtë, pranoi ofertën prej 40 milionë euro të ardhur nga “Hammers”.
Operacioni tashmë është mbyllur, aq sa mbrojtësi duhet të fluturojë drejt Londrës për vizitat mjekësore në orët në vijim.
Drejtuesit e Juventusit do të duhet të gjejnë një alternativë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vendosin se çfarë lloj investimi do të bëjnë, pasi kanë edhe negociata të tjera, po aq të rëndësishme në zhvillim e sipër.