Tirana ka shqetësime të tjera. Kështu, në këtë moment që flasim janë tre lojtarë të dëmtuar, të cilët rrezikojnë javën e parë të Superiores ndaj Laçit. Bëhet fjalë për Florjan Përgjonin, Edison Kolën dhe të riun Jordi Jaku.
I pari është dëmtuar në sfidën me Skënderbeun dhe këtë javë ka qenë pushim.
Vetëm dje ka nisur përgatitjet për kampionatin e ri. I dyti u dëmtua në gju në sfidën ndaj Bylisit dhe ende nuk ka një tablo të qartë se si është dëmtimi. Jaku ka qenë i ngarkuar nga stërvitja.
Të tre rrezikojnë që të mos luajnë dhe të mos jenë gati për ndeshjen e parë të kampionatit.
Mjekët e skuadrës po bëjnë të pamundurën që të jenë të gatshëm për sfidën me kurbinasit.
Skuadra dje veçse është stërvitur lehtë, pasi sot ka një tjetër miqësore.