Vora nuk ka të ndalur këtë merkato. Bardheblutë po ndërtojnë një skuadër që të konkurojë për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar dhe drejtuesit po punojnë për të sjellë lojtarët e duhur.
Në vitet e fundit merkato është bazuar kryesisht nga Tirana.
Kryeqytetasit kanë qenë ‘pikë vrojtimi’ nga Vora të cilët ia kanë dalë të marrin disa lojtarë nga bardheblutë. Pas Dijar Nikqit, në këtë merkato prezantohet edhe Rajmond Marinaj.
Qendërmbrojtësi 17-vjeçar ishte pjesë e akademisë së Tiranës dhe ka lënë kështu 26 herë kampionët e vendit për të provuar talentin e tij në Kategorinë e Parë.