Asllani gati për ndeshjen e Londrës

Futboll

Asllani gati për ndeshjen e Londrës

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 21:38
Asllani majtas

Inter vazhdon përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.

Zikaltërit po stërviten intensivisht në vigjilje të kampionatit që për ta starton më datë 17 gusht kundër Genoas në transfertë.

Megjithatë, para kësaj ndeshje, italianët kanë programuar një miqësore në Londër kundër Chelseat.

Një ndeshje në të cilën në fakt zikaltërit mund të vuajnë mungesa si ato të Zielinskit, Taremit apo De Vrij. Këta të fundit kanë pasur probleme fizike, ndërsa së fundmi listës i shtohet edhe Hakan Calhanoglu.

Turku, nuk është stërvitur së fundmi më së shumti për të mos rrezikuar një dëmtim serioz dhe në këtë linjë, trajneri Inzaghi dhe stafi teknik mund ta lënë pushim për ndeshjen me Chelsean. Në këtë rast, gati bëhet Kristjan Asllani, i cili në këtë sezon pritet të marrë edhe më shumë përgjegjësi te Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat