Vëllazërimi nga Kërçova fillon përgatitjet më 15 gusht 

Futboll

Vëllazërimi nga Kërçova fillon përgatitjet më 15 gusht 

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2024 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Skuadra shqiptare, Vëllazërimi nga Kërçova, synon që të përgatitet sa më mirë për edicionin e ri në Ligën e Tretë të Maqedonisë së Veriut. 
Skuadra shqiptare ka treguar se kur do t’i nisin përgatitjet.

“Periudha që kaloj ishte e mjaftueshme që ne të mbledhim forcë dhe kurajo dhe si një familje e madhe që jemi, pavarësisht fatit të hidhur nga dy sezonet e kaluara të unifikuar të vazhdojmë përpjekjet tona drejt sukseseve të ardhshme.

Skuadra e Kf Vëllazërimit për sezonin 2024/25 përgatitjet për Ligën e III-Perëndim, planifikon ti fillojë nga data 15.08.2024 s në Kërçovë, kohë e mjaftueshme kjo për sezonin e ri i cili pritet të fillojë më 08.09.2024 e Diel.

Këto përgatitje i nisim me shumë ndryshime në stafin teknik , ku në sezonin e ri kryesia e klubit besimin për ta udhëhequr ekipin e parë do ta ketë, Kushtrim Ballazhi.

Njëkohësisht, duam të falenderojmë të gjithë futbollistët, trajnerët dhe stafin tjetër të ekipit që kanë shërbyer dhe kanë dhënë kontribut për KF Vëllazërimin gjatë periudhës së kaluar, duke iu uruar suksese në vijim”, njofton KF Vëllazërimi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat