Otrant – Olympic nga Ulqini ka treguar lojë të mirë por të pafat që të kthehen me një pikë në duel me Petrovacin.
Skuadra vendase ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj skuadrës shqiptare, Otrant Olympic.
Mëkat që ulqinakët nuk u kthyen me një pikë nga kjo ndeshje dramatike deri në frymën e fundit.
Futbollisti Nishimura (19' e 67') shënoi për skuadrën nga Ulqini dhe Boljeviq (52'), Simun (57') e Faust (81') shënuan për Petrovacin.
Pas javës së 2-të në kampionatin malazez, Petrovac zë vendin e katërt me 3 pikë sa ka edhe Otrant - Olympic që gjendet një pozitë më poshtë.