Tefik Çanga e Tërnit synon të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri.
Skuadra nga Tërni i komunës së Ferizajt, do të futet me synime të mëdha në edicionin e ri, do të luftojnë për kreun e tabelës në Ligën e Dytë të Kosovës.
Futbollisti Laurent Biba është përforcim i radhës për skuadrën që ka kryetrajner Sherif Topallin.
“Jemi shumë të lumtur të ju informojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me sulmuesin e krahut, futbollistin këmbëshpejtë Laurent Biba.
Përforcimi ynë i ri shquhet për karakterin e tij luftarak e shpërthyes, kontrollin e topit dhe po ashtu mund luaj edhe pozicione tjera në fushën e lojës.
22 - vjeçari Biba, vjen me një përvojë të madhe nëpër disa klube, ku më herët ishte pjesë e FC Ferizaj.”, njofton KF Tefik Çanga.