Mbi 400 gola vetëm 25 milionë euro

Futboll

Mbi 400 gola vetëm 25 milionë euro

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 11:39
Lojtarëlt

Dyshja e sulmit të titullit kampion të Interit ka marrë edhe një prapashtesë:

Ta. Dhe kështu që sulmi i zikaltërve quhet TuLaTa, pra Turam, Lautaro dhe Taremi.

Një treshe që do të ndihmojë trajnerin Inzagi për të ngjyrosur sërish me blu kampionatin e radhës.Një armë e fortë që ka kushtuar vetëm… 25 milionë euro.

Kaq ka qenë vlera e transferimit të Lautaro Martinezit nga Rasing de Avejaneda në vitin 2018. Turam dhe Taremi në fakt u transferuan me kosto zero dhe si futbollistë pa kontratë.

Është një triumvirat me 400 gola dhe që e provoi veten kundër Xhenoas në ndeshjen e parë të kampionatit. Ishte debutimi i një ideje të re, që Simone Inzagi do ta provojë edhe gjatë këtij sezoni, ndoshta kur sfidat janë të vështira dhe delikate për t’u fituar: Turam dhe Lautaro si titullarë dhe Taremi që mund t’ju shtohet gjatë ndeshjes.

Iraniani dha asistin e parë me fanellën zikaltër. U prezantua në “La Scala” si i ftuar special i yjeve. Gjithmonë ka qenë si mik duke sfiduar ekipet e Milanos në Champions, ndërsa të shtunën në mbrëmje luajti si një pjesëtar i klubit të madh të Interit. Mori duartrokitje të merituara dhe për pak sa nuk shembi “San Siron” kur tentoi një roveshatë që nuk i doli për pak. Inzagi i besoi “Tu-Ta”-s dhe ishte komod në këtë ndeshje. Shijoi asistin e Taremit dhe penalltinë e fituar nga Turam, protagonist i disa aksioneve të nivelit të lartë. Lautaro vëzhgoi nga tribuna, ndërsa po tenton të rikthehet në kohë për Atalantën. Teshja- Taremi nuk goditi kurrë portën ndaj Leçes, por dha asistin me kokë për Darmianin dhe nisi disa aksione shumë interesante. Te Porto e quanin “grerëza”, që të bezdis në çdo moment.

Kush e njeh nga afër e krahason me Klosen dhe Xhekon, dy lojtarë që Inzagi i ka stërvitur, të parin te Lacio dhe të dytin tek Interi. Asnjë krahasim me të dy, thjesht një ngjashmëri në lojë. Stili i lojës së Taremit të kujton atë të gjermanit dhe boshnjakut. Ka shënuar 91 gola me Porton gjatë 4 viteve, por gjatë kësaj kohe ka treguar se di të luajë edhe për të tjerët. Në golin e dytë të Turamit kundër Xhenoas ka meritë edhe ai.

Ky është Taremi. Treshja e sulmit është si një “cocktail”. Në idetë e Inzagit çdo sulmues ka detyrën e tij. Turam është njeriu i thellësisë, ndërsa Taremi pyka që jep referimin, ndërsa Lautaro bën rakordimin mes tyre. Përfundimi është: 431 gola. Kaq kanë shënuar në total tre sulmuesit gjatë karrierës. Iraniani udhëheq me 195 gola, Toro me 156 dhe Turam me 80.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat