Prishtina mburret me futbollistët Philippe Boueye e Najeeb Yakubu.
Këta futbollistë treguan lojëra të mira me kombëtaret e tyre.
“Qendërmbrojtësi ynë, Philippe Boueye, ka debutuar për kombëtaren e Nigerit në ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Afrikës ndaj Sudanit.
90-minuta ka zhvilluar edhe futbollisti ynë i ri, Najeeb Yakubu i cili skuadrës sonë do t'i bashkëngjitet pas ndeshjes së dytë kualifikuese ndaj kombëtares së Ganës që zhvillohet të hënën më 9 shtator”, njofton FC Prishtina.