Skuadra e Gjilanit shpreh krenarinë me dy talentet e saj, Oltion Bilalli dhe Yll Ibrahimi.
“Thirrja e kombëtares!
Oltion Bilalli dhe Yll Ibrahimi do të jenë pjesë e Kosovës U21.
Futbollistët e klubit janë grumbulluar për ndeshjen kualifikuese të "Euro 2025" të cilën ekipi i 21 - vjeçarëve të Kosovës do të luaj ndaj Izraelit në datën 10 shtator në Gyor të Hungarisë.
Klubi i uron Oltit dhe Yllit përfaqësim sa më dinjitoz me fanellën dardane”, shkruan në faqen e SC Gjilanit.