Bylisi përforcon organikën me një mbrojtës brazilian. Klubi mallkastriot prezanton mbrojtësin e qendrës Gabriel Recife, që ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.
“FK Bylis zyrtarizon marrëveshjen dhe prezanton mbrojtësin e qendrës, brazilianin Gabriel Recife.
Ky i fundit do të mbajë veshur fanellën bardhekuqe për 3-vitet e ardhshme. Mbrojtësi Recife ka qenë i federuar dhe ditët e fundit është bashkuar me skuadrën, duke u bërë pjesë e klubit tonë.
Klubi i uron mirëseardhjen në gjirin e familjes sonë të madhe 24-vjeçarit Gabriel Recife dhe një prezantim sa më dinjitoz në Superiore këtë sezon”, shkruhet në njoftimin e klubit.