Konferenca zgjati veç 5 minuta, lojtarët e përjashtuar s’përmenden fare

Futboll

Konferenca zgjati veç 5 minuta, lojtarët e përjashtuar s’përmenden fare

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 19:57
Pamje nga konferenca

Konferenca zgjati veç 5 minuta, lojtarët e përjashtuar s’përmenden fare!

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në Qipro, para ndeshjes me kombëtaren e këtij shteti.

Konferenca u mbajtë në një ditë tronditëse për kombëtaren e Kosovës, pasi Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Arijanet Muric për thyerje të rregullave të brendshme.

Në një konferencë për shtyp që zgjati saktësisht 4 minuta e 58 sekonda, asnjëherë s’u përmendën tre lojtarët e përjashtuar.

Derisa selektori Franco Foda dhe Amir Rrahmani folën vetëm për ndeshjen e nesërme ndaj Qipros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat