Trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi ka komentuar në funksion të sfidës me Bylisin
Tirana e trajnerit Bledi Shkëmbi është në kërkim të fitores së parë, pas tre barazimeve radhazi në tri javët e para. Në këtë javë të katërt të “Abissnet Superiore” përballë bardhebluve është skuadra e Bylisit, një sfidë që do të luhet në “Adush Muça”, duke nisur nga ora 16:00 dhe që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi ka deklaruar: “Lojtarët kanë dhënë maksimumin në stërvitje, është për ti komplimentuar. Kjo periudhë na ka shërbyer për disa lojtarë që nuk kanë qenë në maksimumin e tyre, nesër do të jemi gati”.
“Është rikthyer Jaku, Përgjoni vazhdon të ketë probleme, pjesa tjetër është pothuajse e njëjta. Në krahasim me ndeshjen e fundit, disa lojtarë kishin probleme të vogla, por për sfidën e radhës jemi në rregull”.
“Duhet të bëjmë më shumë se sa kemi bërë për ta fituar ndeshjen.
Nuk mund të kënaqemi më vetëm me lojën e mirë, vjen një moment që më të rëndësishme janë pikët. Jam i bindur që do të japim maksimumin, shpresojmë që edhe fatin ta kemi me vete. Erëndësishme është që të marrim tri pikët “.