Komo nuk ia ka dalë sot të merrte fitoren e parë pas katër javëve në Serinë A, pasi është ndalur në një barazim dramatik 2-2, në një moment kur dukej se më në fund do të siguronte pikët e plota.
Përballë ishte Bolonja, e cila po bëhet gati për pjesëmarrjen e saj historike në Ligën e Kampioneve në këtë edicion.
Por skuadra e drejtuar nga Italiano e pa veten në disavantazh fillimisht nga autogoli i Kazales dhe më pas nga goli i Kutrones në fillimin e pjesës së dytë që çoi shifrat në 2-0 për Komon,
Zëvendësimet bënë diferencën pasi fillimisht Kastro i hyrë në fushë në pjesën e dytë, shkurtoi diferencen në minutën e 76-të, ndërsa në minutën e parë shtesë të ndeshjes, Iling Xhunior vulosi barazimin përfundimtar 2-2.