Fitojnë derbin, trajneri i shpërblen futbollistët me “Iphone 16”

Futboll

Fitojnë derbin, trajneri i shpërblen futbollistët me “Iphone 16”

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 23:48
Xhenaro Gatuso

Hajduku Split ka fituar derbin me Dinamo Zagrebin, me rezultat 1-0, duke marrë edhe kryesimin e superligës kroate.

Pas kësaj fitore, trajneri i Hajdukut, Xhenaro Gatuso ka shpërblyer futbollistët dhe stafin e tij me nga një “iPhone 16”

Teknikut italian, ky shpërblim do ti kushtojë plotë 40 mijë euro.

Sipas mediave kroate, Gatuso kishte në plan ti sjpërblente lojtarët e tij më herët, por rezultatet nuk ishin të mira, derisa pas fitores në derbi vendosi përfundimsht ti blente modelin e ri të “iPhone 16”.

Gatuso ka krijuar një lidhje të shkëlqyer me futbollistët, ku ka sjell edhe harmoni në klub, derisa edhe suksesi ka filluar të del në pah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat