Rreth 1 milion dollarë kontratë e re për Dorievin te Sogdianan

Futboll

Rreth 1 milion dollarë kontratë e re për Dorievin te Sogdianan

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 19:05
Ljupço Doriev

Paraqitjet e shkëlyeshme me Sogdianan në elitën e futbollit të Uzbekistanit i kanë sjellë kontratë të re ish-futbollistit të Shkëndijës. Ljupço Doriev zyrtarisht ka firmosur edhe për dy vite tjera me Sogdianan.

Sportmania mëson se kontrata e re e Dorievit kap vlerën e gati 1 milion dollarëve, ku përfshihet paga dhe bonuset individuale dhe ekipore.

Sulmuesi nga Strumica para pak më shumë se një viti nga Shkëndija e Tetovës kaloi në Uzbekistan për një kontratë 1,5 vjeçare që kapte shifrën e 300 000 dollarëve, pa llogaritur bonuset e shumta. Doriev shpejt shpagoi veten, duke qenë vendimtar me gola e asiste në arritjen e mbijetesës sezonin e shkuar.

Këtë sezon ekipi qëndron në pjesën e epërme të renditjes dhe Doriev është golashënuesi më i mirë i momentit me 10 realizime.

Kontrata e vjetër skadonte në dhjetor dhe ekipe të fuqishme nga Uzbeksitani e Emiratet e Bashkuara treguan interes për sulmuesin, mirëpo drejtuesit e Sogdianas nxituan për të mos lejuar të humbasin lojtarin më të mirë të kampionatit, duke ‘zgjidhur’ qesen për ta lidhur me kontratë goxha të majme që me premiot kap milion dollarëshin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat