Sjellja e Pep Guardiolës ka fituar vëmendjen e të gjithëve në kohët e fundit. Siti kaloi disa humbje, që ndodhnin për herë të parë me trajnerin spanjoll në krye.
Guardiola shfaqet në tentativë për të sulmuar një tifoz, i cili po tallet me trajnerin e Sitit pas një ndeshje të humbur.
“Po qan se ke humbur”, i drejtohet tifozi Guardiolës. Ky i fundit i kthehet dhunshëm duke iu drejtuar: “Dëshiron të dish si është të humbësh?”
Aktualisht Siti është 9 pikë larg Liverpulit kryesues në Premier Ligë. “Qytetarët” mbajnë vendin e katërt pas 14 javësh kampionat.