Sherri rezervë, Cagliari barazon

Futboll

Sherri rezervë, Cagliari barazon

Nga: K. G. Më: 7 mars 2025 Në ora: 22:40
Pamje nga ndeshja

Cagliari ka barazuar me rezultat 1:1 me Genoa-n, në takimin e javës së 28-të të Serie A në futboll.

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Allen Sherri, edhe sonte ishte rezervë të Cagliari.

Futbollisti Viola në minutën e 18-të ka shënuar për Cagliarin dhe Cornet ka realizuar në minutën e 47-të për udhëtuesit.

Cagliari renditet në vend të 15-të me 26 pikë e Genoa në të 12-tin me 32 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat