Arlind Sadiku: Etnik Brruti është ftuar te kombëtarja e Shqipërisë

Futboll

Arlind Sadiku: Etnik Brruti është ftuar te kombëtarja e Shqipërisë

Nga: K.G. Më: 8 mars 2025 Në ora: 13:35
Etnik Brruti

Gazetari sportiv Arlind Sadiku ka konfirmuar se Etnik Brruti është ftuar të kombëtarja e Shqipërisë.

Çfarë shkruan Sadiku për zhvillimet e fundit mes futbollistit Brruti dhe për Federatën e Futbollit të Kosovës?  

“Etnik Brruti është ftuar te kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës. 

21-vjeçari po pret që të pajiset me pasaportë shqiptare për të qenë i gatshëm me dokumentacion

Brruti ka qenë pjesë e Kosovës U21 por deri tash nuk është ftuar asnjëherë te Kosova A

Federata e Futbollit të Kosovës pasi ka kuptuar lajmin e ka kontaktuar Brrutin dhe po mundohet ta bindë të qëndrojë te Kosova 

Mbetet të shihet si do të jetë përfundimi...”, ka shkruar Sadiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat