Sulmuesi i Kombëtares shqiptare merr minuta me Evertonin

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare merr minuta me Evertonin

Më: 15 mars 2025 Në ora: 19:42
Moyes e Broja

Armando Broja është rikthyer. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë pas dëmtimin dhe sot mori minuta në barazimin mes Evertonit të tij dhe skuadrës së West Ham.

Broja e nisi këtë sfidë nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 79-të.

Sulmuesi kuqezi mori vendin e sulmuesit tjetër të Everton, Betos. David Moyes i beson kështu minuta shqiptarit direkt pasi kishte lënë pas dëmtimin.

Një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, pasi Broja është pjesë e listës së Sylvinhos. Ai pritet të jetë protagonist në sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat