Kombëtarja shqiptare pritet me brohorima në “Wembley”

Futboll

Kombëtarja shqiptare pritet me brohorima në “Wembley”

Më: 21 mars 2025 Në ora: 20:40
Pamje

Kombëtarja shqiptare ka shkelur tashmë në tapetin e stadiumit “Wembley”.

Sapo kuqezinjtë dolën nga dhomat e zhveshjes, brohorima nga tifozët shqiptare u dëgjuan.

Biletat e gjithë stadiumit janë shitur, ndërsa priten rreth 20 mijë tifozë shqiptarë.

Ndeshja do të nisë në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

Djemtë e drejtuar nga Silvinjo do të kërkojnë të thyejnë një tabu. Kujtojmë se Shqipëria numëron vetëm humbje nga përballjet e mëparshme me “Tre Luanët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat