Gaboi në golin e dytë të Anglisë, reagon për herë të parë Arlind Ajeti

Futboll

Gaboi në golin e dytë të Anglisë, reagon për herë të parë Arlind Ajeti

Më: 22 mars 2025 Në ora: 15:05
Arlind Ajeti

Kombëtarja shqiptare e nisi me humbje kualifikueset e Botërorit 2026.

Kuqezinjtë e Sylvinhos janë mposhtur nga Anglia me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Ëembley”.

Të dy golat e pësuar nga kuqezinjtë ishin pakujdesi e repartit të mbrojtjes.

Në golin e dytë, ishte Arlind Ajeti ai që nuk mbylli siç duhet sulmuesin anglez, Harry Kane, duke i dhënë mundësinë të shënonte.

Pikërisht për këtë moment, është vetë qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.

“Më vjen keq për golin e dytë, megjithatë duhet të shohim përpara. Rruga është e gjatë”, shkruan Arlin Ajeti në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat