Nagelsmann kërkon fitoren e dytë kundër Italisë

Futboll

Nagelsmann kërkon fitoren e dytë kundër Italisë

Më: 22 mars 2025 Në ora: 23:30
Julian Nagelsmann

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann është i bindur se skuadra e tij do të bëjë paraqitje të mirë edhe në sfidën kthyese të çerekfinales në Ligën e Kombeve kundër Italisë.

Gjermania triumfojë tri ditë më parë në udhëtim tek Italia, dhe të njëjtë gjë gjermanët e Nagelsmann synojnë ta bëjnë edhe nesër mbrëma.

“Ne fillojmë përsëri nga 0-0 dhe do të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen.

Pres një ndeshje të ngjashme me të parën”, tha Nagelsmann.

“Ne jemi në formë të mirë, jemi vigjilentë. Kemi zgjidhje të mira për nesër, dhe më pas do të jetë e rëndësishme të krijojmë më shumë shpresa dhe të përqendrohemi në ndeshje”, theksoi strategu gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat