Modric i mahnitur nga Mbappe: S’kam parë kurrë diçka të tillë

Futboll

Modric i mahnitur nga Mbappe: S’kam parë kurrë diçka të tillë

Më: 24 mars 2025 Në ora: 16:05
Modric

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, e ka pranuar se është i habitur nga talenti i jashtëzakonshëm i bashkëlojtarit  të tij të skuadrës, Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez ka arritur tashmë kuotën e 30 golave në sezonin e tij të parë me ‘Los Blancos’.

“Ka kaq shumë cilësi. Për të qenë plotësisht i sinqertë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, ka thënë Modric për ‘Telefoot’.

“Ajo që më impresionon më shumë është personaliteti i tij. Është një djalë i mrekullueshëm. Është shumë i përulur, gjithmonë i gatshëm për të bërë humor dhe për të ndihmuar shokët e skuadrës”, ka theksuar ai.

Mbappe këtë sezon të garave, ka zhvilluar 44 ndeshje me Realin, duke shënuar 31 gola dhe pesë asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat