Super Manaj

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitoren e parë në kualifikueset për Kampionatin Botëror.
Kuqezinjtë gjejnë qetësinë pas humbjes të premten që e lamë pas me rezultat 2:0 në Londër nga Anglia.
Shqipëria sonte e mposhti me rezultat 3:0 Andorrën, në kuadër të xhiros së dytë.
Shqipëria - Andorra 3:0
Stadiumi "AIr Albania" në Tiranë.
Gjyqtar: S. Gishamer (Austria).
Shikues:17.183.
Shënues: Manaj (9' e 19') e Uzuni (90+2').
Kartona të verdhë: Babot, Cucu .
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Aliji, Gjimshiti (Kumbulla 68'), Ajeti, Shehu, Asllani, Laçi (Pajaziti 76'), Hoxha, Broja (Uzuni 76'), Manaj.
ANDORRA: Alvarez, Borra (Llovera 76'), Garsia, San Nikolas, Cervos (Lopez 87'), Olivera, Mark Garcia, Hesus Rubio (Rodrigo Tapia 63'), Rebes (Teixeira 63'), Babot, Rosa (Cucu 62').
ë minutën e 9-të, Kristjan Asllani harkoi bukur e Rei Manaj me kokë shënoi për Shqipërinë.
Pas dhjetë minutave (19’) Armando Broja për mrekulli asistoi deri te Manaj i cili me goditje të fortë e trandi traversën dhe topi futet në rrjetë, 2:0.
Në minutën e 90+2 Myrto Uzuni shënoi me kokë për 3:0.
hqipëria me lojë e rezultat “shtypi” rivalin.
Anglia e ka deklasuar me rezultat 3:0 Letoninë.
Anglia nuk ka të ndalur, demolon gjithçka para vetes.
Golat i realizuan James (38'), Kane (68') e Eze (76').
Në grupin K Anglia kryeson me 6 pikë duke lënë pas Shqipërinë me 3, Letoninë 3 dhe Andorra është në fund me 0 pikë.