Everton pranë blerjes së detyrueshme të Alcaraz-it

Futboll

Everton pranë blerjes së detyrueshme të Alcaraz-it

Më: 25 mars 2025 Në ora: 15:43
Alcaraz

Klubi anglez, Everton po përballet me blerje të detyrueshme të mesfushorit argjentinas Carlos Alcaraz në javët e ardhshme.

Alcaraz iu bashkua Everton-it në janar si huazim nga Flamengo deri në fund të sezonit, por sipas ‘AS’, marrëveshja përfshinte një opsion të detyrueshëm për blerje.

Tani është zbuluar se, nëse Alcaraz luan edhe pesë ndeshje të tjera për Everton-in, klubi do ta blejë përfundimisht për 18 milionë euro.

Mesfushori ka lënë përshtypje të mira nën drejtimin e trajnerit David Moyes, i cili është i kënaqur me paraqitjet e tij dhe dëshiron ta mbajë në ekip afatgjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat