Vllaznia “frikëson” Dinamon

Futboll

Vllaznia “frikëson” Dinamon

Më: 2 prill 2025 Në ora: 12:29
Pamje nga një ndeshje

Vllaznia dhe Dinamo do të përballen këtë të mërkurë për të luajtur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 19:00.

Një duel që pritet të jetë mjaft interesant, por e shkuara favorizon shkodranët.

Kjo për shkak se statistikat mes këtyre dy ekipeve flasin në favor të skuadrës së Vllaznisë.

Nga 19 ndeshjet e fundit, Vllaznia ka fituar 9 prej tyre.

Ndërkohë që skuadra dinamovite ia ka dalë që të triumfojë 4 herë. Ndërsa 6 ndeshje mes këtyre dy ekipeve kanë përfunduar në barazim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat