Skuadrat shqiptare ndeshen mes vete për një vend në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut

Futboll

Skuadrat shqiptare ndeshen mes vete për një vend në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut

Nga: K. Goca Më: 2 prill 2025 Në ora: 15:40
Trofeu

Javën e ardhshme do të luhen ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Shkëndija e Tetovës do të luajë kundër Struga Trim Lum, kështu ka vendosur shorti i sotëm në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Vardari i Shkupit do të luajë kundër Brerës së Strumicës.

Ndeshjet e para gjysmëfinale luhen më 9 prill, ndërsa ato të kthimit më 23 prill. 

Ndeshjet e para

Vardari – Brera
Shkendija – Struga TL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat