Momenti kur hiqen simbolet e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s në Beograd

Futboll

Momenti kur hiqen simbolet e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s në Beograd

Më: 3 prill 2025 Në ora: 13:10
Pamje

Në një fotografi të publikuar nga Associated Press, shihet dikush nga Këshilli Organizativ, teksa heq simbolet e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s që po mbahet në Beograd.

Në këtë Kongres i pranishëm është kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili mbrëmë u filmua pranë flamurit të Kosovës në vendin ku sot po mbahet kongresi i UEFA-s.

Flamuri i Kosovës ishte pranë 54 flamujve të shteteve tjera anëtare të UEFA-s.

E sot, Federata Serbe përmes një deklarate, u kërkoi falje serbëve, siç tha ajo “për lëshimin” dhe i qetësoi serbët, duke thënë se flamuri i Kosovës nuk është më aty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat