Skuadra e Fulhamit ka treguar lojë shumë të mirë duke e tronditur me rezultat 3:2 liderin e tabelës, Liverpoolin.
Mysafirët avancuan por kjo nuk i dha forcë pasi që vendasit shumë shpejt realizuan tre gola në pjesën e parë.
Për Fulhamin shënuan Sessegnon (23'), Iwobi (32'), Rodrigo Muniz (37') dhe për Liverpoolin Mac Allister (14') e Diaz (72’).
Pas javës së 31-të në Premier League Liverpooli kryeson me 73 pikë e ka 11 më shumë se Arsenali në pozitën e dytë dhe Fulham është në pozitën e 8-të me 48 sosh.