Llapi me një këmbë gjendet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës 

Futboll

Llapi me një këmbë gjendet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 10 prill 2025 Në ora: 16:53
Llapi i Podujevës

Llapi i Podujevës ka bërë hapin e madh drejt finales së Kupës së Kosovës.

Llapjanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Drenicës së Skenderajt, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales që u zhvillua në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë.

Lideri i Ligës së parë, grupi A. nuk ishte i denjë për Llapin.

Golat i realizuan Arbër Bytyqi (29’) e Antonio Marku (36’ - autogol).

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është krenar për fitoren e madhe dhe ka qetësinë për sfidën e kthimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat