​Kosova përballet sot me Gjeorgjinë në futsall

Futboll

​Kosova përballet sot me Gjeorgjinë në futsall

Më: 11 prill 2025 Në ora: 08:43
​Kosova

Sot, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga ora 20:00, Kombëtarja e Kosovës në futsall përballet me Gjeorgjinë, një ndeshje që do të vendosë shumë për rrugëtimin e dardanëve drejt Kampionatit Evropian 2026.

Gjeorgjia triumfoi në takimin e parë, andaj Kosova ka nevojë për një ndeshje perfektë për t’u hakmarrë.

Aktualisht Kosova ka 3 pikë dhe mban pozitën e tretë në renditje.

Hyrja për tifozët në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve do të jetë falas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat