65 mijë euro në ditë

Futboll

65 mijë euro në ditë

Më: 11 prill 2025 Në ora: 15:20
Salah

Salah zgjati sot kontratën me Liverpulin.

Dhe pse gjatë sezonit gjithçka u duk e mbyllur mes palëve, u konkretizuan zërat e fundit për rinovimin.

Deri në verën e vitit 2027, Salah i përket Liverpulit.

Kontrata e re sjell më tepër të ardhura për egjiptianin, i cili është pjesë e klubit prej vitit 2017.

24 milionë euro do të jetë paga vjetore e Salah. Fitime të konsiderueshme, që përkthehen me 65 mijë euro në ditë. Vetëm Haland përfiton më shumë në Angli.

Klubi mbetet në pritje të Van Dajk. Holandezi po ashtu raportohet se është pranë rinovimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat