Manchester United piketon portierin e kombëtares

Futboll

Manchester United piketon portierin e kombëtares

Më: 16 prill 2025 Në ora: 11:51
Aaron Ramsdale

Te Manchester United janë në kërkim të një portieri të besueshëm.

Lënia jashtë skuadre e Andre Onana javën e kaluar tregon se “djajtë e kuq” nuk kanë më besim te kamerunasi.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun” objektivi kryesor për portën është portieri angles Aaron Ramsdale, që aktualisht luan me ekipin e Southampton.

26-vjeçari u transferua verën e kaluar nga Arsenal dhe fakti që Southampton ka rënë zyrtarisht nga kategoria mund të sjellë largimin e tij. Manchester United po monitoron situatën dhe është gati të bëjë një ofertë.

Ramsdale ka një kontratë deri në vitin 2028 me Southampton, por mund të largohet për 15 milionë euro. Shumë që “djajtë e kuq” janë gati ta paguajnë për të sjellë një nga portierët e kombëtares.

Edhe pse Ramsdale ka admirues të shumtë, madje edhe jashtë Anglisë, ai dëshiron të qëndrojë në Premier League, për të mbrojtur vendin në kombëtaren e “3 luanëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat