Reali përtoke, Arsenali në festë! Interi e çon në shtëpi Bayernin

Futboll

Reali përtoke, Arsenali në festë! Interi e çon në shtëpi Bayernin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 prill 2025 Në ora: 20:43 Përditësuar në ora: 23:00 më 16.04.2025
Pamje nga ndeshja Real - Arsenal

Interi në festë

Arsenali dhe Interi janë në gysmëfinale të Champions League së bashku me Barcelonën dhe PSG-në.

Në gjysmëfinale do të takohen Arsenali – PSG e Interi – Barcelona.

Real Madridi është tronditur duke humbur me rezultat 2:1 nga Arsenali në ndeshjen e kthimit që u luajt në “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Arsenali edhe ndeshjen e parë e ka fituar në Londër me 3:0 është kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 5:1.

Dhimbje koke për Carko Ancelottin e Realit duke paketuar valixhet për në shtëpi e festë të Arsenali i Mikel Artetës.

Arsenali feston ndaj kampionit në fuqi të Evropës.

Në minutën e 12-të, Arsenali ka pas rastin më të mirë. 

Saka shpërdoroi penalltinë, goditjen e tij e ka pritur portieri Courtois. Portieri Courtois e lexoi goditjen e tij në këndin e djathtë duke shpëtuar portën e Realit. 

Në minutën e 23-të, Kylian Mbappe faullohet dhe gjyqtari akordon penallti. Mirëpo pas shikimit të VAR-it u anulua penalltia.

Pjesa e dytë atraktive dhe dy gola për tre minuta.

Në minutën e 65-të, Saka shënoi me mjeshtri, 0:1.

Pas dy minutave (67') Saliba bëri gabim trashanik, ku ka përfituar Vinicius Junior duke shënuar për 1:1.

Në minutën e 90+3, Martinelli i jep goditje të rëndë Realit, 1:2.

Arsenali është mbrojtur me sukses dhe me meritë është kualifikuar. 

Shumë gola në Milano në përballjen mes Interit dhe Bayernit, e cila ka përfunduar baras (2:2). 

Interi është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League duke iu falënderuar fitores në takimin e parë me 1:0 në Munih.

Ndeshje me kthesa në rezultat 0:1, 2:1 dhe 2:2.    

Për Interin shënuan Lautaro Martinez (58’), Pavard (61’) dhe për Bayernin Kane (52’) e Die (75').

Interin e pret punë e vështirë në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Barcelonën e frikshme.

Dramë në Milano

(E pltoësuar) - Minuta e fundit, pak shpresa për Realin.

82' Dramë në Milano.

Ndeshjet

Real - Arsenali 1:2 (0:3)

Inter - Bayern 2:2 (1:0)

Në Kllapa janë ndeshjet e para

75' Die shënon për Bayernin, 2:2.

67' Saliba bëri gabim trashanik, ku ka përfituar Vinicius Junior duke shënuar për 1:1.

65' Saka shënoi me mjeshtri, 0:1.

65' Interi ka qetësi8në.

61' Pavard kalon në epërsi Interin.

58'Lautaro Martinez ka barazuar rezultatin 1:1.

56' INteri ka presionin.52' Harry Kane kalon në epërsi Bayernin.

48' Reali në presion.

45' Fundi i pjesës së parë.

41' Reali po e kërkon golin.

36' Pa gola në Madrid pa gola në Milano.

31' Nuk ka ende gola.

27' Reali po has në presion të madh nga Arsenali i papërshtatshëm.

23’ Kylian Mbappe faullohet dhe gjyqtari akordon penallti. Pas shikimit të VAR-it anulon penalltinë.

22' Arsenali po tregon lojë të mirë.

20' Bayerni në presion.

17' Nuk ka gola ende.

12' Saka gaboi nga penalltia, Courtois e pret gjuajtjen e tij.10' Ndeshje e hapur në Madrid.

8' Saka kërcënon portën e Realit.

7 Reali po sulmon.

3' Ndeshjet e mira.1' Fillojnë ndeshjet.

Real Madridi është gati për misionin e vështirë!

Real Madridi është gati për misionin e vështirë!

Publikon formacionin startues ndaj Arsenali!

Real Madridi e ka publikuar formacionin startues për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.

Dueli i parë i luajtur në Londër përfundoi me fitore 3:0 të “Topçinjve”, teksa “Los Blancos” e kanë një mision jashtëzakonisht të vështirë para vetes.

Interi dhe Bayerni kërkojnë gjysëmfinalen, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të mësohen edhe skuadrat gjysëmfinaliste.

Në stadiumin ”Guiseppe Meazza”, Interi do të jetë nikoqire e Bayern Munich, ndeshje e cila nis nga ora 21:00.

Skuadra italiane ka përparsi nga ndeshja e parë, pasi kishte shënuar fitore në ”Allianz Arena”, me rezultat 2-1.

Formacionet zyratre:

Inter: Sommer, Pavard, Acerbi, Bastoni, Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitarian, Dimarco, Martinez, Thuram.

Bayern Munich: Urbig, Laimer, Dier, Kim, Stanisic, Goretzka, Kimmich, Sane, Olise, Muller, Kane.

Emocionet e Champions League

Ndeshja e sotme mes Interit dhe Bajern Mynih pritet të jetë një tjetër klasike mes këtyre dy skuadrave që kanë rivalizuar shpeshherë me njëra tjetrën në Ligën e Kampioneve.

Fitorja 2-1 në ndeshjen e parë në Gjermani u ka dhënë italianëve një avantazh të rëndësishëm që skuadra e Inzagit duhet të menaxhojë në fushën e saj.

Por historia tregon se bavarezët kanë marrë shpesh rezultate pozitive në Itali, ndaj gjithçka është e mundur në këtë ndeshje që do të sigurojë një biletë për në katërshen më të mirë të turneut.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Zomer; Pavard, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Turam.
Trajner: Simone Inzagi

BAJERN MYNIH (4-2-3-1): Urbig; Laimer, Kim, Dajer, Stanisiç; Goretzka, Kimish; Olise, Myler, Sane; Kejn.
Trajner: Vinsent Kompani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat