Ballkani nuk lejon befasi nga Gjilani 

Futboll

Ballkani nuk lejon befasi nga Gjilani 

Nga: K.G. Më: 17 prill 2025 Në ora: 16:55
Pamje nga një ndeshje

Kampioni në fuqi, Ballkani, ruan ende hapin në luftë për vendin e parë në elitën e futbollit të Kosovës.

Skuadra therandase ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Gjilanit, në takimin e javës së 29-të.

Autor i golit është Adetunji në minutën e 31-të.    

Pas javës së 29-të, Drita kryeson me 63 pikë e ka 10 më shumë se Balllkani që zë vendin e dytë.

Gjilani renditet në vend të gjashtë me 38 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat