Shkupi ka dështuar në Çair duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Sileksi, në takimin e javës së 28-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Gjeorgjievski (62') e Aliç (69') realiuan për Sileksin dhe Ansah (32') për Shkupin.
Shkëndija kryeson me 62 pikë e ka katër më shumë se Sileksi në pozitën e dytë.
Shkupi është në vend të gjashtë me 33 pikë të mbledhura.