Ard Kasami shpreson se me Struga Trim Lum do të jenë në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Futboll

Ard Kasami shpreson se me Struga Trim Lum do të jenë në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Nga: K.G. Më: 22 prill 2025 Në ora: 23:27
Ard Kasami

Ekipi i Struga Trim Lum është shumë afër finales së Kupës së Maqedonisë, së Veriut, pra të përsëris suksesin e vitit 2023. Nesër në orën 16:00, Shkendija do të vizitojë Strugën.

 Struga Trim Lum ka epërsinë 2:1 pas ndeshjes së parë në Tetovë, të cilin tani synon ta ruajë nëse dëshiron të arrijë në finalen e madhe.

"Fitorja në ndeshjen e parë në Tetovë padyshim na jep optimizëm të madh për ndeshjen e kthimit, të cilën e luajmë nesër para tifozëve tanë.

Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, duke e ditur rëndësinë dhe peshën që ka për ne si ekip", thotë futbollisti i Strugës, Ard Kasami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat