Europiani U17 në Shqipëri

Futboll

Europiani U17 në Shqipëri

Më: 27 prill 2025 Në ora: 11:46
Fusha

Një tjetër fushë stërvitore i bashkohet listës së terreneve të gatshme për finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Federata e Futbollit ka përfunduar ndërhyrjet e nevojshme në fushën e kompleksit “Sol” në Durrës, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e saj dhe duke e kthyer në një terren modern, në përputhje me standardet e kërkuara nga UEFA.

Kjo fushë do të jetë një nga ambientet stërvitore në dispozicion të ekipeve finaliste gjatë turneut final.

Aktualisht, grupi i punës së FSHF-së është fokusuar në mirëmbajtjen e fushës për të garantuar një cilësi sa më të lartë.

Krahas këtij terreni, po vijon puna edhe në disa fusha të tjera stërvitore në vend, që do të jenë pjesë e rrjetit logjistik për organizimin e turneut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat