Vdes Korab Vllasa, njëri prej tifozëve më të zjarrtë të “Dardanëve”

Futboll

Vdes Korab Vllasa, njëri prej tifozëve më të zjarrtë të “Dardanëve”

Më: 3 maj 2025 Në ora: 08:59
Korab Vllasa

Ka vdekur Korab Vllasa, njëri prej tifozëve më të zjarrtë i “Dardanëve”, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur miku i tij, Lik Berisha.

“Korabi ishte gjithmonë me ne – në çdo aktivitet, në çdo organizim – pjesë e pandashme e familjes sonë.

Ai do të mbetet përherë në zemrat tona dhe kujtimi i tij do të na shoqërojë deri në takimin tonë të radhës”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat