Duel ky që do të përcaktojë edhe skuadrën e fundit që do të luajë në Superiore

Futboll

Duel ky që do të përcaktojë edhe skuadrën e fundit që do të luajë në Superiore

Më: 4 maj 2025 Në ora: 11:25
Pamje nga një ndeshje

Tirana dhe Pogradeci është sfida e fundit e “Play-Out”.

Duel ky që do të përcaktojë edhe skuadrën e fundit që do të luajë në Superiore në sezonin e ri.

Kjo ndeshje është programuar të luhet në “Elbasan Arena” në orën 18:00 dhe do të vendosë skuadrën e fundit që do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm.

Përballja mes bardhebluve dhe pogradecarëve do të jetë mjaft e luftuar dhe spektakolare, por më të favorizuar duken kryeqytetasit, psi në përballjet direkte mes tyre janë më dominues.

Kështu në 6 sfidat direkte mes tyre,

Tirana e Bledi Shkëmbit ia ka dalë të triumfojë në të gjitha rastet, duke treguar gjithë “forcën” e tyre ndaj ekipit të Ard Memës.

Ndërkohë vlen të theksohet se kryeqytetasit e mbyllën kampionatin në vendin e 8-të në Superiore, ndërsa pogradecarët vijnë si skuadra fituese e fazës së “Play-Off” të Kategorisë së Parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat