Skuadra e Shkëndijes së Tetovës importoi pikë nga Struga, duke ruajtur distancën me pikë ndaj përcjellësit të saj, Sileksit të Kratovës.
Shkëndija ka barazuar me rezultat 1:1 me Struga Trim Lum.
Spirovski (48') shënoi për Struga Trim Lum dhe Liridon Latifi (81') për Shkëndijen.
Pas javës së 30-të Shkëndija kryeson me 64 pikë, ka 4 më shumë se Sileksi në vend të dytë dhe Struga renditet në pozitën e 4-të me 48 pikë.
Edhe tre tre javë kanë mbetur për t’u mbyllur edicioni 2024-2025 në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.