PSG feston, Arsenali kokulur
PSG – Interi është finalja e Champions League në futboll.
Kampioni i Francës, PSG e ka mposhtur me rezultat 2:1 Arsenalin, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales.
Parisienët e fituan edhe ballafaqimin e parë me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:1 shkojnë në finale.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit, 3 gola të shënuara dhe një penallti e humbur nga Vitinha i PSG-së.
PSG - Arsenal 2:1
Stadiumi "arc des Princes", Paris.
Shikues: 48.000.
Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania).
Shënues: Fabian Ruiz (27), Hakimi (72') - Saka (76').
Kartona të verdhë: Mendes, Kvaratskhelia - Lewis-Skelly, Calafiori, Saka
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes (Ramos 88'); João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Doué (Hernandez 74'), Barcola (Dembele 70'), Kvaratskhelia.
Arsenal: Raya Timber (White 83'), Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly (Calafiori 68'), Partey, Rice, Odegaard, Saka, Martinelli (Trossard 69'), Merino.
Në minutën e 4-t, Martinelli kërcënon portën e PSG-së por Donnarumma shpëton portën.
Në minutën e 17-t, Kvaratskhelia i PSG-së i pafat, goditi nga rreth 15 metra por shtylla e majtë ia mohoi golin.
Fabian Ruiz në minutën e 27-t nga 16 metra me një goditje të furishme ka shënuar në këndin e majtë të portës së Arsenalit, 1:0.
Në minutën e 30-t Barcola i PSG-së ka shpërdoruar rastin e qind për qindtë, portieri Raya me mund të madh e dëboi në korrne.
Saka në minutën e 64-t nga rreth 14-15 metra goditi fuqishëm por Donnarumma ia mohoi golin.
Në minutën e 67-t gjyqtari akordoi penallti për PSG-në pasi e shikoi VAR-in.
Futbollisti Vitinha në minutën e 69-t nuk shënoi nga penalltia, goditjen e tij përtoke në këndin e majtë e ka pritur portieri Raya.
Në minutën e 72 Hakimi nga rreth 14-15 ka shënuar në këndin e majtë për 2:0.
Saka megjithatë nga afërsia ka realizuar për 2:1 në minutën e 76-t.
Rastin më të mirë Saka nuk e realizoi në minutën e 80-t.
Saka ka humbur rastin më të mirë të ndeshjes, nuk ka shënuar në portën e boshatisur duke gjuajtur mbi portë.
PSG është në finalen e madhe ku më 31 maj ndeshet me Interin.
Arsenali eliminohet nga garat e Championsit,