Futbollisti i Serbisë: Shqiptarët po luajnë mjaft fort

Futboll

Futbollisti i Serbisë: Shqiptarët po luajnë mjaft fort

Nga: K. Goca Më: 9 maj 2025 Në ora: 16:28
Shqipëria

Më pak se një muaji kanë mbetur deri të përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Futbollisti i Serbisë, Strahinja Pavlloviq, thotë se do të jetë ndeshje shumë e vështirë duke pasur parasysh cilësitë e kombëtares kuqezi.
Ndeshja do të luhet në Shqipëri.

Ai gjatë një interviste për mediumi serb “Sportski Zurnal” tha se shqiptarët po luajnë fort.

“Ndeshja e parë jashtë fushe është shumë e rëndësishme. Nuk do të jetë aspak e lehtë. Askush nuk e ka mundur Shqipërinë në Euro, as në kualifikueset.

Shqiptarët po luajnë mjaft fort, por ne mund t’i mposhtim dhe të fitojmë një avantazh që në ndeshjen e parë”, ka thënë futbollisti serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat