Rivaliteti ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit shkon përtej çdo limiti

Futboll

Rivaliteti ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit shkon përtej çdo limiti

Më: 9 maj 2025 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Kulminacioni i futbollit ndërkombëtar, arrihet çdo herë kur radha është për derbin e skuadrave spanjolle.

Rivaliteti ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit shkon përtej çdo limiti, pasi këto dy klube të mëdha, kanë tifozë në të katër anët e botës.

Beteja e radhës e cila edhe mund ta vendos titullin kampion në Spanjë.

Të dielen me fillim në orën 16:15, magjia e “El Clasicos”.

Në po të njejtën ditë, titulli i më të mirit mund të merr formë edhe në Serie A.

Napoli i kapitenit të kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanit, synon 3 pikët e radhës në duel me Genoan, duke shpresuar edhe për ndonjë gabim të Interit në udhëtim te Torino.

Pos këtyre ballafaqimeve, kjo javë është e mbushur me duele të tjera të forta të të dyja këto kampionate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat