Media italiane: Asllani ka marrë vendimin

Futboll

Media italiane: Asllani ka marrë vendimin

Më: 10 maj 2025 Në ora: 20:38
Asllani

Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në verë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka marrë vendimin e tij siç raporton “Corriero dello Sport”.

Minutat e pakta në ndeshjet e fundit, kanë bërë që rrrugët të jenë drejt ndarjes. Asllani ndërkohë ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Ky vendim i 23-vjeçarit vjen para përfundimit të sezonit. Janë dhe dy trofe të rëndësishëm në lojë. Interi po lufton për fitimin e Seria A dhe po ashtu ndodhet në finalen e Champions.

Interi shpenzoi rreth 15 milionë euro rreth dy vite më parë. Asokohe Asllani spikaste tek Empoli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat