Blindohet 9-shi i Prishtinës

Futboll

Blindohet 9-shi i Prishtinës

Nga: K. G. Më: 24 maj 2025 Në ora: 15:54
Futbollisti Leotrim Kryeziu

Futbollisti Leotrim Kryeziu i mbetet besnik klubit më të madh në Kosovë, Prishtinës.

Skuadra me renome e ka përmbyllur edicionin ashtu si i ka hije me Kupën e Kosovës dhe daljen në garat evropiane.

"Blindohet 9-shi i Prishtinës. 

Pas 5 viteve besnikëri, luftë dhe dashuri për fanellën, 𝐋𝐞𝐨𝐭𝐫𝐢𝐦 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐳𝐢𝐮 vazhdon rrugëtimin me klubin tonë edhe për 2 vite të tjera!

Një lider në fushë, dhe shembull jashtë saj duke fituar 5 trofe, dhe me 42 gola për fanellën bardhë e kaltër, ai është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit", njofton FC Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat