Rodrygo nuk do të ftohet nga Ancelotti për ndeshjet e muajit qershor

Futboll

Rodrygo nuk do të ftohet nga Ancelotti për ndeshjet e muajit qershor

Më: 25 maj 2025 Në ora: 15:37
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti nga dita e hënë do të nis punën si selektor i Brazilit.

Ai do ta drejtojë ”Selecaon” në dy ndeshjet e muajit qershor ndaj Ecuadorit dhe Paraguajit, të vlefshme për kualifikemet e Kampionatit Botëror.

Por tekniku italain pritet që në listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje, të mos e ftojë futbollistin e Real Madridit, Rodrygo.

Ai kishte disa probleme kohët e fundit dhe duket se ende nuk është rikuperuar plotësisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat