Orges Shehi i “shkel syrin” klubit kryeqytetas

Futboll

Orges Shehi i “shkel syrin” klubit kryeqytetas

Më: 29 maj 2025 Në ora: 23:19
Shehi

Orges Shehi mbylli sezonin me Ballkanin e tij në Superligën e Kosovës.

Trajneri durrsak nuk ia doli që të pasonte me tituj Ilir Dajën, duke e përfunduar në vendin e dytë në kampionat.

Megjithatë, së fundmi Shehi ka bërë një postim mjaft të dyshimtë.

Në rrjetin social “Instagram”, 47-vjeçari ka publikuar një foto nga koha kur ishte trajneri i Tiranës.

Mbetet enigmë nëse Shehi e ka bërë këtë veprim thjeshtë për nostalgji, apo kjo ishte një “sms” direkt nga “timonieri”. Vlen të përmendet se gjasat janë të larta që Shehi të largohet nga Ballkani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat